Ekzekutohet me arme zjarri vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka, shtetasi Aleksandër Ndoka, 48 vjeç. 

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Nënë Tereza” të Lezhës. Trupi i pajetë i viktimës u gjet rreth orës 04:25, brenda një Mitsubishi me targa AA 382 SE.

Sipas policisë, 48-vjeçari Ndoka është vrarë me armë zjarri nga persona akoma të paidentifikuar.

Aktualisht, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të saj. Janë ngritur pika kontrolli, si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Në mbështetje të veprimeve që po kryhen nga policia e Lezhës për kapjen e autorëve janë dërguar edhe dy grupe të F.N.SH. së Shkodrës.

Ndoka ka qenë anëtar i këshillit bashkiak në Bashkinë e Lezhës.