Ekzekutohet me armë zjarri një person në Greqi.

Ngjarja ndodhi në rrugën Alkminis 107.

Mediat greke raportojnë se ndaj viktimës është qëlluar disa herë, pasi në vendin e krimit janë gjetur gjithsej 15 gëzhoja.

Burri ka marrë plagë në gjoks dhe në kokë. Pranë viktimës u gjet një celular dhe një shumë prej 5 mijë eurosh.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa identifikimin e viktimës e ka marrë përsipër Njësia e Vrasjeve të Sigurimit të Atikës. Ende nuk dihen arsyet e krimit. Hetimet vazhdojnë./Cnn.gr/