Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pasditene  sotme në afërsi të bibliotekës në Vlorë, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të Gentian Qarri.

40 vjeçari i njohur si “Geçe” ka marrë disa plumba në kraharor dhë është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, të cilët dyshohet se janë nisur drejt Pyllit të Sodës.

Më datë 06.02.2021, rreth orës 18:16, në lagjen “29 Nëntori”, në afërsi të Bibliotekës të qytetit është plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta shtetasi G. Q., rreth 40 vjec, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve
”- deklaron policia.