Presidenti i Haitit, Jovonel Moise është vrarë mëngjesin e sotëm në rezidencën e tij private.

Në një deklaratë për mediat kryeministri, Claude Joseph ka bërë të ditur se ai është vrarë nga një grup i armatosur të cilët flisnin spanjisht.

Joseph e përshkroi sulmin si “të neveritshëm, ç’njerëzor dhe barbar”.

Gjatë sulmit mbeti e plagosur edhe Zonja e Parë, e cila ndodhet në spital fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, autoritetet po punojnë për indetifikimin dhe kapjen e autorëve.