Iran, 24 maj 2014 – Në Iran është ekzekutuar një nga njerëzit më të pasur në vend. Ai akuzohej për mashtrim dhe një ekzekutim i tillë është i pari i llojit të tij. Mahafarid Amir Khosravi vdiq të shtunën në burgun famëkeq Wëin në veri të Teheranit.
Së bashku me Khosravi-n, përpara gjyqit dolën edhe 38 të akuzuar. Tre prej tyre u dënuan me vdekje, të tjerët me shumë vite burg. Sipas të dhënave të drejtësisë, ai dhe njerëzit e tij kishin përvetësuar me anë të dokumenteve të rreme bankare rreth 2 miliardë euro.
Khosravi konsiderohej si një prej njerëzve më të pasur në këtë vend. Perandoria e tij e biznesit përfshinte rreth 35 kompani në industri të ndryshme. Ai kishte në pronësi edhe një klub futbolli. Mediat në Iran thonë se hetimet ndaj tij nisën në vitin 2007. Në hetime u përfshi edhe ish- shefi i bankës Melli.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





