Ekzekutohet publikisht ministri korean
13 maj 2015 – Hyon Yong-Chol, ministri i Mbrojtjes në Korenë e Veriut, është ekzekutuar në mënyrë publike pasi akuzohej se ka tradhtuar liderin komunist Kim Jong-un.
Lajmin e ekzekutimit të tij e ka bërë të ditur agjencia “Yonhap” në Korenë e Jugut, e cila shpjegon se Hyon është ekzekutuar më 30 prill përpara qindra njerëzve.
Megjithatë ky lajm ka ngritur dyshime mbi vërtetësinë e tij, pasi thuhet se ministri Hyon ishte shfaqur një ditë para ditës së ekzekutimit në publik. Për ta vërtetuar është e vështirë, për të mos thënë e pamundur, sepse Koreja e Veriut është një vend shumë i kufizuar.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
SHBA dërgon aeroplanmbajtësen e dytë/ Trump për ndryshim regjimi në Iran: Do të ishte gjëja më e mirë
Më shumë se 60 fëmijë të infektuar nga shpërthimi i fruthit në veri të Londrës! Shkak, niveli i ulët i vaksinimit
Reshje shiu këtë të diel, në disa zona breshër! Ja parashikimi i motit për sot





