Një ngjarje e rëndë është shënuar të premte në një restorant të Spanjës, ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri një shtetas shqiptar.
Mediet spanjolle raportojnë se ngjarja ka ndodhur në restorantin e quajtur “The Orange Tree”, pak para mesnate, kur një person i armatosur dhe i mbuluar me kapuç mësyn në ambientet e restorantit.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, vrasësi i është afruar tavolinës ku viktima po darkonte me partneren e tij, e qëlloi disa herë me armë zjarri dhe u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Mediat spanjolle shkruan se ky sulm vjen fill vetëm disa ditë pasi disa anëtarë të një grupi mafioz rus u vunë nën prangat e policisë për pastrim parash, një prej tyre ishte dhe ish-këshilltari i Alteas, Jaime Selles.
Gjatë bastisjeve dhe kërkimeve në Alicante të Madridit, Tarragona dhe Ibiza, policia sekuestroi armë zjarri, 300.000 euro dhe diamante.





