Ekzekutohet me armë zjarri një shqiptar në Torino. Mediat italiane raportojne se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme dhe shqiptari ende i paidentifikuar ka nderruar jetë në spital.

Policia ka bere me dije se viktima është 39-vjeç, por ende nuk kane publikuar emrin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal, ne rrethana qe ende po hetohen. Policia ka dyshime se kane qene dy autoret qe pasi e kane qelluar me arme jane larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.