Një shqiptar 49-vjeçar është ekzekutuar me armë sapo ka dalë nga banesa e tij. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotem, në Terni të Italisë, ku shqiptari u qëllua me armë zjarri disa herë duke marrë plagë të shumta.
Sipas medieve italiane, viktimës i është zënë pritë këtë mëngjes rreth orës 7:00 në shtëpinë e tij. Sipas dëshmitarëve okularë, pohohet se kishin dëgjuar njerëz që debatonin, pastaj të shtënat. Ka qenë gruaja e shqiptarit ajo që vrapoi e para dhe më pas edhe vajza e tyre. Ato e panë familjarin në çastet e fundit të jetës dhe më pas ai vdiq në krahët e tyre.
Shqiptari punonte në ndërtim dhe nuk kishte rekorde kriminale, madje fqinjët kanë deklaruar se ai ishte një ndërtues i ndershëm. Policia italiane po vijon hetimet për të zbardhur motivin e vrasjes dhe autorët.





