Ekzekutoi para pak ditësh Madrit Ulqinakun, arrestohet ditën e sotme Horgito Peqini i cili qëlloi për vdekje viktimën.

Së bashku me të është shoqëruar edhe bashkëpunëtori i tij Klaudjan i cili ishte me të momentin e ngjarjes.

Arratia e 18 vjeçarit ka zgjatur vetëm 5 ditë, ndërkohë që në pranga ka rënë edhe 33 vjeçari Klaudjan Sallufi, i cili po ashtu është përfshirë në ngjarje pasi është konfliktuar me Ulqinakun para se ky i fundit të qëllohej me armë zjarri nga Horgito Peqini.