Është zbardhur dëshmia e 28-vjeçarit Marjus Dema, i cili ekzekutoi me pistoletë shokun e tij Mehmet Qema, teksa po qëndronin në ambientet e një kafeneje në lagjen ‘5 Maji’.
Mësohet se përpara hetuesve Dema ka pranuar krimin, por ka thënë se nuk e ka bërë në mënyrë të qëllimshme, pasi nuk e dinte që arma ishte funksionale. 28-vjeçari mohon se arma është e tij dhe ishte një armë e vjetër pa karikator të vendosur.
“Nuk dija që arma ishte e mbushur dhe që ishte funksionale. Nuk ka qenë vrasje e qëllimshme. Arma nuk ishte e imja, ishte armë e vjetër dhe pa karikator të vendosur”, mësohet të ketë thënë Dema.





