Gjykata e Krujës dënon me burg përjetë Markel Bushin, autor i ekzekutimit të dy kushërinjve Mikel dhe Jani Jushi, ngjarje e ndodhur më datë 29 prill 2019 në qytetin e Laçit.

Bushi ka pranuar autorësinë e krimit dhe ka shfaqur pendesë në Gjykatë, por Prokuroria ka kërkuar nga togat e zeza të Krujës që ai të dënohet me burgim të përjetshëm. Vendimi është pranuar dhe Markel Bushi është shpallur fajtor.

Avokati dhe familjarët e autorit kanë kërkuar dënim më të butë pasi Markel Bushi i ka ekzekutuar dy kushërinjtë nga frika se mos ata e vrisnin.

Sipas Policisë, ngjarja e dy viteve më parë ndodhi për motive të dobëta, në një lokal pranë Komisariatit të qytetit. Mikel dhe Jani Jushi ishin konfliktuar me vëllain e autorit. Aty më pas ka shkuar Markel Bushi dhe miku i tij Vinçens Bushi.

Markel Bushi gjatë konfliktit ka qëlluar me breshëri drejt dy kushërinjve, duke i plagosur rëndë. Pavarësisht se u dërguan me urgjencë për ndihmë mjekësore, ata ndërruan jetë në një spital privat në Tiranë.