Shumë spanjollë tashmë e kanë gjetur destinacionin e tyre të pushimeve verore. Megjithatë, ka edhe shumë njerëz që presin momentin e fundit për të vendosur se ku do të kalojnë pushimet verore dhe për këta të fundit ka menduar gazeta e përditshme “El Cronista” që vjen me disa sugjerime.
Shqipëria thotë kjo media është destinacioni i duhur edhe për ata që nuk duan të harxhojnë shumë para.
E përshkruan si një destinacion magjepsës, me peizazhe malore, plazhe të pabesueshme, ushqime fantastike dhe gjithashtu një vend me kosto shumë të ulëta.
Shqipëria ka një natyrë të egër, dhe laget nga detet Jon dhe Adriatik në një vijë bregdetare prej rreth 400 kilometrash me ujëra blu transparente.
Krahas kostos së udhëtimit, shpenzimet në vend nuk janë shumë të larta. Ushqimi, vizitat në pikat turistike apo aktivitetet e tjera ofrohen me çmime të lira.
Duke qenë shumë afër Spanjës, turistët nuk do të shpenzojnë shumë për udhëtimin në Shqipëri dhe madje do të surprizohen për mirë pasi çmimet në vendin tonë janë dukshëm më të lira se në Spanjë.