Nemesio Oseguera Cervantes i njohur dhe si "El Mencho" është lordi i ri i drogës më i kërkuari në Amerikën e Veriut pasi autoritetet amerikane dhe Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur një shpërblim prej 6.5 milionë dollarë për kokën e tij.

Sipas agjencisë amerikane dhe autoriteve meksikane, ai është numri një pas arrestimit të Joaquim Guzman "El Chapo" dy vjet më parë, ish-kapoja i kartelit Sinaloa.

Paul Crain, ish-drejtues policie në Meksikë thotë se "El Mencho" "ka një ushtrim me mijëra djem të këqinj".

52-vjeçari dikur ka qenë oficer policie në Meksikë, dhe tani drejton një kartel që u rrit në momentin e rrëzimit të kartelit të El Chapos në 2016-n pas arrestimit dhe ekstradimit të tij në SHBA, ku do të përballet me akuzat për vrasje, trafik droge dhe pastrim parash.

Karteli i tij ka provuar se është më i mirëorganizuar dhe më i pamëshirshëm sesa karteli i Sinaol.

"Ndryshe nga kartelet e tjera ata funksionojnë si organizatë paraushtarake", tha Craine për New York Post. "Ata janë si një dorë e hekurt që kanë kontrollin e shtetit Jalisco në perëndim të Meksikës."

El Mencho ka vendosur rrugët e kartelit të tij në SHBA, Europë dhe Azi dhe po përhapet me shpejtësi në Chicago dhe në botë raporton WLS-TV

Në 2015-n urdhëroi një seri sulmesh ndaj forcave të sigurisë në Jalisco. Thuhet se kanë sulmuar stacionet e benzinave dhe bankat dhe ka urdhëruar anëtarët e kartelit të rrëzojë një helikopter ushtarak me granata me raketa, njoftoi New York Post.

Autoritetet meksikane deklaruan javën e kaluar se do i shtojnë 1.5 milionë dollarë shpërblimit prej 5 milionë dollarë që ka vënë në dispozicion Departamenti Amerikan për këdo që do të ndihmojë në arrestimin e El Menchos.

Gruaja e El Menchos, Rosalinda Gonzalez Valencia, u arrestua në maj, dhe punonte si administratorja e të ardhurave të kartelit.