Fillimisht u josh nga milionat e premtuara nga Kina, por gjatë ditës së sotme Stefan El Sharawi vendosi të refuzojë ofertën e Shanghai Shenua, pasi preferon të mbetet në Europë.
“Në moshën 27-vjeçare, më duket pak shpejt për t’u transferuar në Kinë. Besoj e do të luaj edhe për disa sezone në futbollin që vlen, këtë europianin”, tha El Sharawi.
Kontrata e sulmuesit italian me Romën skadon verë ne ardhshme, ndërsa në ditët në vijim, El Sharawi pritet të takohet me Drejtorin Sportiv Petrachi, për të diskutuar rinovimin për 4 sezonet e ardhshme.





