19 dhjetor 2013 – Pasditen e së enjtes një 52 vjeçar në lagjen "Shënkoll" në Elbasan i ka dhënë fund jetës me një armë zjarri, brenda ne banesen e tij.Shkaqet e ketij veprimi te viktimes jane ende të panjohura. Sipas policisë së Elbasanit e cila ndodhet në vendin e ngjarjes, lajmi është marrë nga e motra e viktimës, ndërsa është mësuar se 52 vjeçari kishte pak kohë që ishte divorcuar nga e shoqja.Pasi policia ka marre njoftimin ka hapur me forcë derën e apartamentit dhe e ka gjetur të pajetë 52- vjeçarin. Pas kryerjes së ekspertizës rezultoi se ishte vetëvrarë me pistoletë tip TT. Të afërmit kanë deklaruar se 52- vjeçari kishte kaluar në depresion të thellë pas divorcit dhe jetës në vetmi gjatë kohëve të fundit.