Qyteti i Elbasanit është tronditur mbrëmjen e sotme nga një atentat mafioz, ku si pasojë tre persona vdiqën dhe shtatë të tjerë u plagosën. Sipas burimeve paraprake policore, bëhet fjalë për hakmarrje mes familjes Memaj dhe Çapja në Elbasan.

Sipas informacioneve paraprake, raportohet se kanë qenë katër persona të veshur me uniforma të Policisë së Shtetit dhe me armë automatike AK-47 në duar që kanë qëlluar mbi pjesëtarët e familjes Çapja, të cilët ndodheshin në lokal. Dy familjet kishin patur raporte miqësore, por më 2005 kishte ndodhur një krisje mes tyre. Një prej viktimave është Florenc Çapja, i arrestuar për vrasje më 2012 të Gentjan Beqirit.