10 gusht 2014 – Një krim makabër ka ndodhur sot pas mesnate në fshatin Godolesh të Elbasanit. Një nënë 26-vjeçare ka vrarë në gjumë djalin e saj të vetëm dhe më pas ka tentuar t’i japë fund jetës. Autorja e krimit të rëndë, Nexhmie Dushku ishte e divorcuar dhe vuante nga depresioni. Në kushtet e depresionit të thellë, gruaja ka vrarë me thikë të birin, e më pas është vetëqëlluar në fyt. 26-vjeçarja ishte divorcuar para 3 vitesh, ndërsa që prej asaj kohe jetonte me te birin 4-vjeçar në familjen e saj. Policia nuk përjashton edhe problemet ekonomike, si një ndër shkaqet e këtij krimi te rende. Ka qenë ndërhyrja e familjarëve që e kanë ndalur t’i japë fund jetës së saj, te cilet e kane dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit, nga ku bëhet e ditur se gjendja e rëndë shëndetësore e saj, i ka detyruar mjekët ta transportojnë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.





