Shtabi i emergjencave, i Qarkut të Elbasanit, është mbledhur sot për të koordinuar masat, në pritje të përkeqësimit të motit. Ministria e Punëve të Brendshme, dy ditë më parë, ka shpërndarë një qarkore, ku thekson se ditët në vazhdim do të shoqërohen me ulje të temperaturave dhe reshje bore për zonat 200 metra mbi nivelin e detit.

Prefekti Arben Kamami ka udhëzuar njësitë vendore që të marrin masat e duhura, sidomos në drejtim të mirëmbajtjes së akseve rrugore, duke inspektuar gatishmërinë e mjeteve dhe punonjësve, si edhe depozitimin e granileve dhe kripës në segmentet problematikë.