Policia e Elbasanit arrestoi në flagrancë shtetasin O. B., 31 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 13:30, në aksin rrugor Qafë Thanë–Librazhd, ku automjeti që drejtonte 31-vjeçari ka përplasur këmbësoren F. H., 64 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes, gruaja ka humbur jetën në vend.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.
Njoftimi i policisë:
DVP Elbasan/Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin O. B., 31 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. Sot, rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Qafë Thanë–Librazhd”, automjeti që ai drejtonte ka përplasur shtetasen F. H., 64 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë ka humbur jetën.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.





