ELBASAN, 25 shtator 2013 – Një sherr me thika mes të rinjsh ka lënë të plagosur rëndë një person.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 20:40 të mbrëmjes së sotme në qendër të Elbasanit, në lagjen “Luigj Gurakuqi” të qytetit, ku tre të rinj kanë goditur me thikë 26-vjeçarin Ledio Duro, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit të Elbasanit në gjendje të rëndë shëndetësore.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se të riun fillimisht e kanë goditur me grushte dhe shqelma, ndërsa në momentin që ka rënë pa ndjenja në tokë, e kanë goditur edhe me thikë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punohet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e shkaqeve të plagosjes së të riut.