ELBASAN – Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit. Islam Tanushi nga Shushica e Elbasanit është gjetur i vdekur në një kanal nga kalimtarët e rastit, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë. 

Burime policore nga komisariati i këtij qyteti bëjnë të ditur se pas këqyrjes së kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e 45 vjeçarit. Për të zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes së Tanushit policia është në pritje të përfundimit në të cilin do të arrijnë mjekët ligjorë.

Viktima kishte qenë për vizitë tek e motra mbrëmjen e djeshme dhe më pas ishte larguar, por nuk kishte kthyer më në shtëpi. Trupi i pajetë i 45-vjeçarit është dërguar në morg ku do t`i bëhet ekspertiza mjeko ligjore.