Ëndrra europiane e Elbasanit përfundoi në mënyrën më dramatike të mundshme. Verdheblutë u mposhtën 5-4 pas goditjeve nga pika e bardhë, pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim 0-0.
Karrica humbi penalltinë që mund t’i siguronte kualifikimin Elbasanit, ndërsa më pas Epitaux pati mundësinë ta mbante ekipin në garë, por goditja e tij përfundoi në traversë.





