Edhe shoqëria civile në Elbasan ka organizuar një tubim sensibilizues për të kundërshtuar projektligjin për surrogacinë.

Në mbrojtje të familjes, në qendër të Elbasanit u mblodhën të rritur dhe fëmijë të cilët bënë thirrje kundër këtij shkatërrimi që po u bëhet normave bazë të një shoqërie të shëndetshme.

Peticioni kundër surrogacisë dhe ndryshimeve të abortit po shtrihet në të gjithë vendin. Protestuesit u kanë bërë thirrje qytetarëve të grumbullohen masivisht kundër këtij shkatërrimi. Sipas tyre, familja tashmë po cënohet nga emigracioni dhe ulja e numrit të lindjeve. Ky projektligj do ta shkatërrojë tërësisht atë.