Ka përfunduar numërimi i votave për qarkun e Elbasanit, ku forcë e parë në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit ka dalë Partia Socialiste.

Nga rezultatet e KQZ Partia Socialiste në qarkun e Elbasanit ka marrë 7 mandate. Në vend të dytë renditet Partia Demokratike, e cila në këto zgjedhje merr 3 deputetë.

Ndërsa, PDIU dhe LSI kanë marrë nga dy deputetë. Qarku i Elbasanit do të përfaqësohet në Kuvendin e Shqipërisë me 14 deputetë.