TIRANE – Ajo hyri në “Big Brother 6” për t’i treguar botës se shëndeti vlen më shumë se çdo gjë. Njohja me Shpend Zenunin nga Prishtina u diskutua edhe më shumë gjatë qëndrimit në lojë, dhe pas daljes nga shtëpia të Eldora Koçit. Të dy e përkufizuan si një miqësi pa kushte, ndërkohë që duket se tashmë e kanë thelluar këtë miqësi, me ftesën që Eldora ka marrë nga familjarët e Shpendit për të vizituar shtëpinë e tyre në Prishtinë javën e kaluar, për të takuar dy prindërit dhe motrën e tij.
“Meqenëse kishte ditëlindjen Vigani, shkuam që të premten e kaluar në Kosovë, dhe atë natë na priti Shpendi në një club në Prishtinë, mua, Elenën dhe Anaidin. Të nesërmen, para se të shkonim në party-n për ditëlindjen e Viganit, më ftuan për një vizitë familjarët e Shpendit në shtëpinë e tyre. Më pritën shumë mirë nëna, babai dhe motra e Shpendit. Erdhi edhe tezja e tij në shtëpi, posaçërisht për të më takuar mua”, tregon Eldora. Pyetjes se nëse mes tyre është krijuar tashmë një lidhje, përderisa familjarët e tij kanë shprehur dëshirën për ta takuar, ajo i përgjigjet: ”Jo, vetëm miqësi ekziston mes nesh”, ashtu siç është shprehur edhe Shpendi në foton që postoi në profilin e tij në facebook, kur drekuan bashkë në Kosovë. Të premten në mbrëmje, Eldora ka organizuar një festë të madhe me mbi 100 të ftuar në ambientet e “Xibrakut”, për 28-vjetorin e lindjes së saj. Eldora tregon se kishte ftuar shumë miq, por në këtë periudhë pjesa më e madhe janë me pushime. Ndërkohë që ka festuar deri vonë me familjarë të saj, shoqërinë e ngushtë që nga ajo e fëmijërisë e deri te rrethi i ngushtë shoqëror, ish-banorët e “Big Brother” dhe pak persona nga produksioni i “Top Channel”. Ajo nuk ka dhënë shumë detaje nga ceremonia e organizimit, duke preferuar që gjithçka të mbetej surprizë për festën që filloi në orën 21:00 të së premtes. Ndërkaq, periudhën pas “BB”, Eldora e ka konsideruar të bukur dhe me fat, pasi mori dhuratë një udhëtim turistik 10-ditor çift në Spanjë, një master shkencor 2-vjeçar në profilin e saj të Infermierisë pas përfundimit të vitit të tretë të studimeve, dy oferta të tjera punësimi shumë interesante, dhe veshje të bukura të ofruara nga sponsorë të ndryshëm.
(burimi/panoramaplus)
Eldora “BB6”: Si u ndjeva në shtëpinë e Shpendit
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Dobi akuzon pas humbjes me Egnatian: Shikoni VAR, gjykim me dy standarde
Psikologët tregojnë ngjyrën që priren të zgjedhin personat shumë inteligjentë!
Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova mirëpresin bebin nr. 4
Teuta humbet ndaj Egnatias





