Një elefant “i stresuar nga paniku” vrau një grua spanjolle ndërsa ajo po lante kafshën në një qendër elefantësh në Tajlandë, tha policia lokale. Blanca Ojanguren García, 22 vjeç, po lante elefantin në Qendrën e Kujdesit të Elefanteve Koh Yao të premten e kaluar kur ajo u godit për vdekje nga kafsha.

Ekspertët i thanë gazetës në gjuhën spanjolle Clarín se elefanti mund të kishte qenë i stresuar duke u dashur të ndërvepronte me turistët jashtë habitatit të tij natyror. Garcia, e cila ishte studente e drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Spanjoll të Navarrës, jetonte në Tajvan si pjesë e një programi shkëmbimi studentor.

Ajo ishte duke vizituar Tajlandën me të dashurin e saj, i cili ishte dëshmitar i sulmit. Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares, tha se konsullata spanjolle në Bangkok po ndihmonte familjen e Garcias.

Larja e elefantëve është një aktivitet popullor në mesin e turistëve në Tajlandë, e cila është shtëpia e më shumë se 4,000 kafshëve të egra dhe ka një numër të ngjashëm të mbajtur në robëri, thotë Departamenti i Parqeve Kombëtare.

Qendra Koh Yao ofron paketa “kujdesi për elefantin”, të cilat i lejojnë turistët të blejnë ushqim dhe të ushqejnë kafshët, si dhe të bëjnë dush dhe të ecin me to. Këto paketa kushtojnë midis 1,900 baht (55 dollarë; 44 £) dhe 2,900 baht.

Aktivistët e kafshëve kanë kritikuar më parë aktivitetet e larjes së elefantëve, duke vënë në dukje se ato prishin sjelljet natyrore të kujdesit dhe i ekspozojnë kafshët ndaj stresit të panevojshëm dhe lëndimeve të mundshme. World Animal Protection, një shoqatë bamirëse ndërkombëtare, për vite me radhë u ka kërkuar vendeve, përfshirë Tajlandën, të ndalojnë mbarështimin e elefantëve në robëri.