15 shtator 2015 – Tragjedia “Elektra”, vënë në skenë nga trupa e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit është prezantuar mbrëmjen e së dielës në Festivalin Ndërkombëtar “Antique Drama Festival Stobi” në Maqedoni.

Shfaqja e vënë në skenë nga regjisori Laert Vasili është pritur mjaft ngrohtë nga spektatorët që mbushën sallën e teatrit të qytetit të Veleshit. 

Drejtori i teatrit, Bashkim Hoxha tha se ky ishte përfaqësimi i parë në një festival ndërkombëtar jashtë vendit për trupën e Durrësit.

“Edicioni i këtij viti përfundon më 22 shtator dhe ne jemi në pritje të vlerësimeve të juries”, shtoi drejtori Hoxha.

Në edicionin e 15-të të Festivalit të Stobit (qytet pranë Manastirit) morën pjesë 10 trupa përfaqësuese nga Greqia, Maqedonia, Turqia, Sllovenia dhe Shqipëria. Festivali i Antikitetit nderon me çmim shfaqjen më të mirë, regjisorin më të mirë dhe aktorët më të mirë.

/portali DurresLajm/