I ftuar mbrëmë në emisionin "Opinion", këngëtari Eugent Bushpepa, i cili përfaqësoi Shqipërinë në festivalin e këngës "Eurovizion 2018" ka zbuluar diçka më shumë rreth fotos të shumë komentuar me këngëtaren shqiptare që përfaqësonte Qipron.
Genti tregon se pasi ka publikuar foton me Eleni Foureriras duke bërë shqiponjën me duar, përfaqësuesit e Qipros i kanë kërkuar ta fshijë por që këngëtarja shqiptare nuk e ka pranuar një gjë të tillë.
"Përfaqësuesit e Qipros më kërkuan që ta fshija foton, por Eleni më tha jo. I kërkova shumë ndjesë, por tha nuk ke përse. Ajo këmbënguli shumë që të mos e heq foton, sepse nuk do të fshehë më prejardhjen e saj dhe se eshtë shumë krenare," tha Genti.
Mediat greke reaguan shumë ashpër duke e quajtur provokim këtë veprim të Foureriras.
"Të gjithë e dimë që ky symbol që ka bërë Eleni me këngëtarin shqiptar përfaqëson idenë që shqiptarët kanë për Shqipërinë e Madhe, por me siguri Eleni nuk është në dijeni të një fakti të tillë ndaj e ka bërë atë veprim. Më duket se Eleni me këtë simbol tregon se nuk është nga Meksika", komentonte me ironi një gazetare greke.





