Kur je personazh i njohur mund të ndodhë të rastisësh me të njëjtën veshje si një person tjetër edhe pse nuk je pjesë e të njëjtit eveniment. Në fakt ndodh shpesh që figura të njohura të ekranit të bëjnë xing me njëra-tjetrën.
Këtë herë ka qenë radha e dy këngëtareve të talentuara Elvana Gjata dhe Eleni Foureira. Vajzat kanë bërë xing me të njëjtin fustan dhe i vetmi dallim është tek ngjyra.
Bëhet fjalë për një fustan i cili është i krijuar me fruda voluminoze tyli dhe tek beli lidhet me një korse të zezë që nxjerr në pah format trupore.
6 orë më parë fustanin e publikoi në Instagram stilistja e njohur greke, Irene Angelopoulos, e cila kishte zgjedhur ngjyrën rozë për Elenin.
Ndërsa një orë pas saj, Elvana Gjata ka publikuar foto me po të njëjtin model fustani, të stiluar nga Valdrin Sahiti. Stilisti shqiptar e ka dizajnuar fustanin në ngjyrën jeshile neon dhe Elvana si gjithmonë shkëlqen në duart e Valdrinit.





