Shqiptarja Eleni Foureira, në një intervistë të dhënë për revistën greke “People”, është shprehur rreth jetës së saj private. Ndër të tjera Eleni tregon për ‘ gënjeshtrën’ në lidhje me origjinën, frikën e saj më të madhe, rëndësinë e familjes në jetën e saj, gjithashtu ka përcjellë një mesazh motivues për femrat e dhunuara.
Entela Fureraj, emir i saj shqiptarë, ka treguar nëse do të mbaj një koncert në Shqipëri.
“Që kur jam larguar nga Shqipëria, në moshën një vjeçare nuk jam kthyer më. Tani më shumë se kurë dëshira për t’u kthyer është e madhe dhe shumë shpejt do të jem e pranishme për publikun shqiptar. Unë jam shumë e lumtur që në vitin 2016 ndihem e lirë të shpreh origjinën time, kjo pasi suksesi nuk duhet parë në ngjyrën, fenë apo vendlindjen e personit”-ka thënë këngëtarja e suksesshme, e cila deri vonë kishte mohuar origjinën e saj shqiptare për shkak të frikës së paragjykimeve.
Mbetet për të parë nëse ajo do të realizojë një këngë në gjuhën shqipe apo një koncert për fansat e saj shqiptarë.





