Eleni Foureria, këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila jeton prej vitesh në Greqi, ku ka zhvilluar edhe karrierën e saj muzikore, këtë vit përfaqësoi Qipron dhe zuri vendin e dytë në Eurosong.

Por teksa kritikat ndaj saj nuk janë ndalur këto ditë, pas gjestit me duart si shqiponjë, edhe sot, mediat greke kanë kthyer gishtin e përgjegjësisë ndaj Shqipërise pasi nuk i ka kënaqur vlerësimi i vendit tonë me 10 pikë, ndërsa 12 pikët maksimale i dha për Italinë, që përfaqësohej nga këngëtari shqiptar Ermal Meta.

“Eleni Foureira ishte aq afër burimit, por nuk arriti të pinte ujë…për shkak se ia mori Neta nga Izraeli. Por ajo që bëri përshtypje dhe la shije të hidhur tek përfaqësuesja e Qipros është atdheu i saj, Shqipëria, që nuk i dha 12 pikë. Gjërat mund të kishin ndryshuar nëse Eleni do të kishte marrë disa pikë më shumë nga disa vende, veçanërisht nga Shqipëria”, shkruan e përditshmja greke “Protothema”.