“Bravissima!, Stratosferica!, Non ha rivali!, Fenomenale!,  E la migliore di tutti!, Stupenda”, ishin komplimentat që kanë shoqëruar gjatë gjithë kësaj mbrëmje atë që tashmë është zëri jo vetëm i Shqipërisë por edhe i Italisë. Elhaida Dani është shpallur fituese e edicionit të parë të “The Voice of Italy”.

E plotësuar-Elhaida Dani është fituesja e spektaklit italian të talentëve të këndimit, The Voice of Italy, duke u shpallur kështu zëri më i mirë në tokën italiane pas një nate të gjatë finale ku ajo shfaqi performanca të shkëlqyera.
Atmosfera në skenën e The Voice of Italy ishte mjaft e nxehtë në fillim, me miliona italianë të ulur pranë televizorëve. Kështu bënë edhe miliona shqiptarë, që ndonëse spektakli i madh nuk ishte në gjuhën shqipe, u përqëndruan para ekranëve të ‘vegjël’ për një njeri të vetëm.

Ishte Elhaida Dani që me sharmin dhe bukurinë prej femre shqiptare, arriti të shtrijë autoritetin qysh në rrethin e parë, ku ajo arriti që të rrëmbejë zemrat e të gjithëve, duke lënë të harruar konkurrentët tjerë finalistë Silvia Capason, Timothy Cavicchinin dhe Veronica De Simone.

Elhaida Dani shkëlqen në finalen e ‘The Voice of Italy’

Këngëtarja shqiptare Elhaida Dani ka shfaqur një performancë të shkëlqyer në finalen e talent shoët më të famshëm në Itali, ‘The Voice of Italy’. E cilësuar si një nga favoritet për të fituar këtë konkurim, ajo ka bindur edhe njëherë që di të këndojë çdo gjë, pikërisht ashtu siç ka thënë

trajneri i saj Riccardo Cocciante.

“I will always love you”, kjo këngë e të madhes Whitney Huston është përcjellë fuqishëm nga Elhaida, e cila përveç duartrokitjeve ka marrë edhe vlerësimin e jurisë.

Interpretimi i saj i dytë ka qënë me trajnerin Riccardo Cocciante, që duhet theksuar se, për herë të parë ka kënduar në duet këngën e tij të famshme “Margherita”, aq shumë e dashur për publikun italian dhe më gjerë,transmeton bw.

Një këngë që Cocciante e mbante në sirtarin e tij, me tekst të Roxanne Seeman, e titular ‘When love calls your name’ ishte interperetimi i saj i tretë. Me këtë interpretim vajza nga Shqipëria la me gojë hapur edhe vetë Coccianten, i cili u shpreh se e ruante si një gur të çmuar këtë këngë në sirtarin e tij, por që sot Elhaida e ktheu në një diamant.

Ajo është shprehur në shqip duke thënë: "Faleminderit Italia".

Neve në Shqipëri, nuk na mbetet gjë tjetër veçëse t’i urojmë fat, këngëtares shqiptare Elhaida Dani!