ROME, 16 maj 2013– Me një interpretim të mrekullueshëm, tronditës, prekës të këngës Adagio, Elhaida Dani fiton dhe kalon në gjysmëfinalen e “The Voice of Italy”.
“Sot vure motorin turbo”, i tha anëtari i jurisë Pelù, duke e vlerësuar fuqinë e zërit të vajzës nga Shkodra.
“Do të kesh thyer disa llampadarë në shtëpitë e italianëve”, vlerësoi Rafaella Carrà.
Të njëjtin mendim me jurinë dhe votat e shikuesve të dërguara me SMS ishin edhe fansat e saj, të cilët në shqip dhe italisht kanë lavdëruar Elhaidën dhe kanë thënë se zëri i saj është padyshim “The Voice” i këtij viti në Itali.





