TIRANE, 2 qershor 2013 – Shqiptarja Elhaida Dani pas triumfit në “The Voice of Italy” nuk ka dhënë asnjë intervistë për mediat shqiptare pasi ndalohet nga produksioni i Rai-t. Por këngëtarja ka zgjedhur Facebook të falenderojë shqiptarët për besimin tek ajo madje shprehet e kënaqur që ka marrë urime nga persona që nuk e mendonte kurrë se do e telefononin.
“Faleminderit ! Faleminderit me zemer per cdo urim dhe mbeshtetje nga fillimi e deri tani…
Po kaloj disa momente shume te bukura , kam marre urime nga njerez qe nuk mendoja ndonjehere me te cilet do Kisha mundesine te komunikoja.
Ashtu sic falenderova Italine te enjten qe besoi ne mua , ashtu falenderova dhe Shqiperine time ne shqip ''Faleminderit''. Faleminderit dhe nje here dhe me falni shume qe nuk kam arritur te kthej pergjigje te gjitheve. Nje perqafim te sinqerte
Elhaida”, citon Dani në rrjetin social Facebook.
Më tej Elhaida shkruan një sqarim mbi politikanët shqiptarë, duke theksuar se vec mirënjohjes për ta nuk do të ketë asnjë lidhje politike. “Gjithashtu doja te shtoja se pres me shum dashamiresi dhe perulesi cdo Urim dhe nga politikanet tane, dhe do thoja qe jam e nderuar qe kam shkembyer mesazhe dhe urime me to , por pavaresisht kesaj une jam nje kengetare dhe artiste dhe pervec mirenjohjes nuk do kem asnje lidhje politike”.
Nuk dihet pse këngëtarja e ka dhënë këtë sqarim, por meqë Shqipëria është në fushatë elektorale dhe shumë artistë i janë bashkuar fushatës me kahe të ndryshme politike, ndoshta dhe Dani ka marrë ndonjë ftesë kohët e fundit.
Ashtu siç është bërë zakon tashmë, kryeministri Berisha nuk lë rast pa shfrytëzuar arritjet e ndonjë artisti apo sportisti shqiptar nëpër botë. Kështu ka vepruar edhe me Elhaida Danin, e cila fitoi “The Voice of Italy”. Nuk është mjaftuar me një përshëndetje në Facebook, por e ka marrë atë në telefon. Dhe, sipas Kryeministrisë, edhe Elhaida i ka uruar Berishës suksese, duke nënkuptuar këtu zgjedhjet.
“Kryeministri Berisha uroi gjatë një bisede telefonike, këngëtaren Elhaida Dani, e cila pas një konkurrimi të fortë dhe të bukur“Voice of Itali”.
Kryeministri i tha këngëtares se me zërin e mrekullueshëm dhe interpretimin e shkëlqyer elektrizoi publikun shqiptar dhe atë italian.
“Me suksesin e jashtëzakonshëm në atdheun e këngës dhe muzikës, mbrëmë bëre krenarë të gjithë shqiptarët, e uroi Kryeministri.
Nga ana e saj, Elhaida e falenderoi me përzemërsi Kryeministrin Berisha dhe i uroi suksese”, thuhet në një njoftim të Kryeministrisë.
Faleminderit !
Faleminderit me zemer per cdo urim dhe mbeshtetje nga fillimi e deri tani…
Po kaloj disa momente shume te bukura , kam marre urime nga njerez qe nuk mendoja ndonjehere me te cilet do Kisha mundesine te komunikoja.
Ashtu sic falenderova Italine te enjten qe besoi ne mua , ashtu falenderova dhe Shqiperine time ne shqip ''Faleminderit'' .
Gjithashtu doja te shtoja se pres me shum dashamiresi dhe perulesi cdo Urim dhe nga politikanet tane, dhe do thoja qe jam e nderuar qe kam shkembyer mesazhe dhe urime me to , por pavaresisht kesaj une jam nje kengetare dhe artiste dhe pervec mirenjohjes nuk do kem asnje lidhje politike.
Faleminderit dhe nje here dhe me falni shume qe nuk kam arritur te kthej pergjigje te gjitheve.
Nje perqafim te sinqerte
Elhaida
Grazie!
Grazie al cuore di ogni desiderio e supporto dall'inizio fino ad ora …
Sì trascorrere momenti molto belli, ho ricevuto complimenti da persone che non pensavo che avrei mai con il quale ho avuto la possibilità di comunicare.
Come ha ringraziato l'Italia Giovedi che ha creduto in me, e ho ringraziato il mio Albania in albanese e'' Grazie''.
Anche aggiungere che guardo molto la gentilezza e umiltà ogni Urim ei nostri politici, e vorrei dire che sono onorato di aver scambiato messaggi e complimenti a loro, ma nonostante questo io sono un cantante e artista e oltre la gratitudine non avrà alcun connessioni politiche.
Grazie e scusa ancora una volta e non sono riusciti a rispondere di nuovo a tutti.
Un abbraccio sincero
Elhaida





