ITALI, 24 maj 2013– Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talenteve të këngës në Itali, “The Voice of Italy”.

Elhaida, e cila nga Shqipëria shkoi të konkuronte në spektaklin më të madh italian të talentëve të këndimit, Voice of Italy, sërish ka arritur që të shfaqë paraqitje mbresëlënëse.

Ajo në natën gjymsëfinale zgjodhi këngën “I Believe I Can Fly”, ku ka arritur që pos ëmbëlsisë së zërit të saj të magjishëm, të reflektojë dhe fuqinë e femrës shqiptare.

Elhaida ka arritur të impresionojë jurinë dhe votuesit italianë, duke u kualifikuar kështu në finalen e Voice of Italy, që mbahet të premten më 31 maj, këtë spektakëlmund ta ndiqni në televizionin Rai 2.