Këngëtarja Elhaida Dani, me anë të një postimi në Instagram ka ngritur dyshimet sa mund të jetë në pritje të ëmbël. Në foton e publikuar së fundmi, artistja shfaqet pranë partnerit të saj, balerinit Ledjan Agalliaj dhe në sy bie barku i rrumbullakosur.
Nuk dihet nëse është vërtetë ashtu apo thjesht një reflektim i fustanit të gjerë që këngëtarja ka veshur. Ky detaj nuk u ka shpëtuar ndjekësve, të cilët menjëherë kanë komentuar me dyshim duke pyetur nëse Elhaida Dani është shtatzënë apo jo.
“Më duket mua apo je shtatzënë?”, komenton një ndjekës, ndërsa një tjetër shkruan: “Elhaida në pritje të ëmbël” “Mos je pakëz shtatzënë tii ??”, komenton një fans, megjithatë këngëtarja ka vendosur që të mos reagojë ndaj thashethemeve që qarkullojnë se mund të jetë në pritje të ëmbël. Kujtojmë që para pak kohësh u aludua për një shtatzëni të mundshme të këngëtares pasi në një postim të sajin me balerinin, ajo kishte shkruar: “Jemi dy, por ushqehemi sa për tre.“
Mirëpo, në një intervistë Elhaida hodhi poshtë dyshimet duke thënë: “Nuk jam, nuk jam, nuk jam. Por nëse do vijë momenti, do vijë momenti, do t’jua them me shumë dashuri.“
Megjithatë, ende nuk ka një konfirmim nga vetë çifti nëse do të bëhen prindër apo jo. Ledian Agalliaj dhe Elhaida Dani nisën romancën e tyre gjatë “Dancing With the Stars 1”. Çifti shihen kudo bashkë e shfaqin dashurinë e tyre në rrjetet sociale. Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj nuk arritën të fitonin “Dancing With The Stars”, por sigurisht që fituan njëritjetrin.
Ndonëse të shumtë ishin ata që e gjykuan këtë raport të lindur mbi fejesën e prishur të balerinit, dyshja duken më të dashuruar se kurrë e më pranë njëri-tjetrit. Që pasi bënë publike romancën e tyre, Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj janë përballur me reagime nga më të ndryshmet të publikut. Balerini tha gjatë puntatës së fundit të “Dancing With The Stars” se ndjenja e tyre është shumë reale.
“S’e kam bërë, nuk e bëra dot, unë kam dashur ta bëj diçka të tillë, e menduam të dy dhe thamë jo, nuk e menduam që do të merrte këtë lloj përmase, edhe kur është dhënë videoja kemi menduar të ndahej kjo copëz e ta mbanim për vete, kjo është shumë reale, e ndjejmë njëri-tjetrin dhe aq”, u shpreh ai.
Më tej erdhi dhe reagimi i Elhaidës, e cila u shpreh se ajo dhe partneri i saj nuk kanë thyer asnjë kod moral. Ajo theksoi se vendosi ta bënte publike lidhjen e saj për shkak të përgjegjësisë që ka si një personazh publik që është.
“Ka qenë një javë shumë intensive kjo që kaluam, kishim vendosur të mos reagonim asnjëri, unë nuk jam këtu për të edukuar një popull të tërë, por duke qenë se jam një personazh publik kam një lloj përgjegjësie kur bëj veprimet e mia në sy të publikut, e ndjeja të nevojshme të sqaroja vendin tim, fjalët nuk do të mbarojnë kurrë”, tha ajo.
Balerini kishte hyrë në këtë format i fejuar me bukuroshen Ditjona Bora, me të cilën kishte pasur një histori dashurie prej 7 vitesh. Në fillim të spektaklit, ish-e fejuara e Ledianit dhe Elhaida kishin një raport të mirë. Në rrjetet sociale, madje ajo komentonte në fotot që këngëtarja publikonte nga skena me balerinin. “Artista”, shkruante Ditjona te fotoja e dyshes, duke vlerësuar kështu performancat e saj dhe të partnerit të saj. Por duket se që atëherë gjërat kanë ndryshuar, duke sjellë edhe ndarjen e çiftit.