19 maj 2015 – Sonte në orën 21:00 do të mbahet gjysmëfinalja e parë e Eurovizionit të 60-të, në të cilën midis 20 interpretuesve do të marrë pjesë edhe Elhaida Dani, e cila e përfaqëson Shqipërinë me këngën "I'm alive".
Gjysmëfinalja e dytë do të mbahet të enjten, ndërsa dhjetë vendet pjesëmarrëse nga dy gjysmëfinalet do të takohen në finalen e madhe, të shtunën më 23 maj, kur do të zgjidhet dhe kënga më e mirë në Evropë për këtë vit.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/