11 gusht 2013 – Suksesi i madh që pati Elhaida Dani në spektaklin e muzikës “The Voice of Italy” ku u shpall fituese padyshim i ka hapur një rrugë të gjatë suksesi në karrierën e saj këngëtares shkodrane.

Dhe kjo sapo ka filluar.

Elhadia ka dhënë koncertin e parë të saj për fansat në Itali, i cili ka rezultuar me sukses.

Këtë ka shprehur edhe vetë Dani e cila ka thënë:- “Koncerti i mbrëmshëm ne Terracina, B.go Hermada, shkoi shumë mirë.

Jam shumë e lumtur pasi ishte hera e parë për mua të realizoja koncertin tim. Faleminderit”.

Siç duket edhe nga ajo që ka shkruajtur Elhaida ka qenë mjaft e ngazëllyer për këtë projekt.