24 maj 2015 – Pas 24 orësh nga votimet në Eurovision, ku Shqipëria dështoi për të hyrë në dhjetëshen e parë, reagon këngëtarja jonë përfaqësuese, Elhaida Dani. Në një postim në rrjetet sociale, Elhaida tha se ndihet e përulur ndaj mbështetjes që i kanë dhënë shqiptarët. “Them me plot gojën që ia vlejtën muaj e muaj punë, fjalë te padrejta, net të tëra pa gjumë dhe lodhja, pasi në këto ditë kam parë një komb të bashkuar si rrallëherë, për një këngë, për mua”. Fituesja e disa vendeve të para në Shqipëri dhe Itali shkon tek nata finale e Eurovision, ku thotë se emocionet i ka pasur shumë të mëdha, për shkak të përgjegjësisë që përfaqësonte vendin. “Çdo tingull që kam nxjerrë nga trupi ka qenë i sinqertë, i saktë apo jo, dhe i ndjerë si asnjëherë më parë”, shkruan Elhaida, ndërsa kërkon që të mos mërziten shqiptarët pas renditjes në vendin e 17.

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”