30 maj 2015 – Ende pa u mbyllur java kur përfaqësuesja jonë në Eurovision nuk u kualifikua në finale, këngëtarja Elhaida Dani rikthehet në politikë. Këtë herë për të bërë fushatë për kandidatin socialist për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj. “Erioni ka kaq shumë e kaq energji, sa e kam gati të vështirë për ta ndjekur. Tirana ka nevojë për këtë energji”, thotë Elhaida në klipin e realizuar nga kandidati. Bashkë me të janë ftuar për të folur dhe Vikena Kamenica e Evi Reçi.

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”