Lidhja e ngushtë e Eli Farës me të bijën është e dukshme dhe e qartë për të gjithë. Kohët e fundit vajza e Elit, Marina, është përfolur mjaft për fotot e nxehta të publikuara në rrjetet sociale. Pak ditë mirë parë pamë edhe surprizën që i kishte bërë Marina, mamasë së saj për ditëlindje, e ndërsa dje ishte ditëlindja e Marinës.
E festar më thjeshtë se vitet e tjera, vetëm më një grup të vogël miqsh, Marina festoi ditëlindjen e saj. Ishin dy motrat Gaçe, mikeshat e ngushta të këngëtares, të cilat u bënë pjesë e festës, e ajo që ra në sy mbi të gjitha, ishte simboli i veçantë mbi tortë. Për këtë komenton edhe Aurela në profilin e saj në Instagram:
“Jemi në hall të madh. Meqë nuk përdorim çanta “firmato”, bëjmë TORTA me to…” – shkruan Aurela në krah të fotos me tortën e Marinës, e cila ka për simbol një çantë Chanel, që me sa duket, është edhe marka e preferuar e Marinës.
Ndryshe nga ç’mund të mendohej, larg pritjes për dhurata të shtrenjta,Eli është fare modeste – një minilibër me mesazh të papërsëritshëm, i cili tregom lidhjen unike nënë e bijë: “Për më të shtrenjtën bijë…” është titulli i “librit” të Elit, i cili ka një mesazh origjinal:
“Shpeshherë pyesja veten përpara se të lindje…
Doja një fëmijë të heshtur si një kukull, apo një bijë të hareshme e zhurmëplot? Të doja mësuese apo balerinë? Me sa duket, s’arrita asnjë nga ëndrrat e mia, linda një fëmijë të papërsëritshëm, krejtësisht tjetër, një fëmijë që s’e pata menduar kurrë, një bijë lumturuese si ti!”