Eli Fara është një nga këngëtaret e cila pëlqehet nga të gjitha brezat. Jo vetëm zëri, por ajo është mjaft e pëlqyer edhe për look-un e saj. Pamja e saj fëmijërore lë pas, jo vetëm moshataret, po edhe 20-vjeçaret.

Gjatë punës për një set fotografik, fotografi Sonny K. Elson, rrëfen punën me një artiste si Eli: “Është e çuditshme se sa madhështore është në skenë me zërin e saj dhe aq e thjeshtë në raportet me të përditshmen, me njerëzit që punojnë me të, ose thjesht me ata që kanë dëshirë ta njohin Elin.

Më ndodhi gjatë setit që ndërkohë vinin disa vajza e interesoheshin për modeling dhe teksa shihnin Elin, dëshironin të bënin foto me të. Nuk e dëgjova të thoshte asnjëherë s’kam kohë, duhet të iki, mbylle derën, apo u vonova. Ndoshta është kjo thjeshtësi që i bën madhështorë këta artistë”.

Ndërsa duke folur për mënyrën si ajo sillet para aparatit fotografik, ai përgjigjet: “Sa për aspektin e fotove do ta quaja një kameleone të vërtetë, pasi nuk ke nevojë t’i thuash diçka, se çdo fjalë është e tepërt. Ajo lëviz si të ishte modele, me një lehtësi thuajse të çuditshme, që ndonjëherë as brezi i 18-vjetarëve nuk e ka.