E ftuar në emisionin “Tek Unë me Arjola Shehu-n”, në InTv këngëtarja Eli Fara ka treguar më shumë për jetën e saj, eksperiencat në muzikë por edhe miqësinë shumëvjeçare me Aurela Gaçen.

Si ishte takimi i parë me atë që më pas do të shndërrohej në mikeshën më të mirë për Elin?

“Aurelën e kam parë për herë të parë në Maqedoni. Ne filluam të këndonim para shumë vitesh për shqiptarët edhe në këto vende. Një kohë u shkëputa dhe kur shkoj përsëri më thonë që ka ardhur një vajzë nga Vlora, që këndon këngët e tua. Kur e pashë, për një moment thashë :”Uau sa e vogël qenka!”. Ajo ishte e vogël, por mu duk fare fëmijë, me një fytyrë të bardhë e të bukur, dukej shumë e vogël, aq sa më erdhi keq që kishte filluar të dilte kaq shpejt të këndonte për të jetuar, siç të gjithë ne në atë kohë. Filloi të këndonte këngët e mija, por e pashë që kishte emocione.”

Duke qenë bashkë në koncerte edhe evente, miqësia mes Elit dhe Aurelës u forcua. Por çka i bashkoi dy artistet edhe më shumë me njëra tjetrën, siç vet Eli tregon, ishte jetesa në Amerikë.

“Edhe unë edhe Aurela jemi shkëputur për disa vite në Shtetet e Bashkuara, ku aty u afruam edhe më shumë. Unë me vajzën time, Marinën kurse Aurela me motrën e saj, Blertën jetonim së bashku, këndonim çdo fundjavë në të njëjtën skenë. Aty u bëmë si një familje. Është një miqësi që edhe sikur të mos shihemi është prapë aty.”

Por si i ka komentuar këngëtarja fotot me Aurelën? Ndiqeni në linkun e mëposhtëm (Minuti 18:00).