Ndërkohë që Marina Fara po bën namin në rrjete sociale, me format e saj superseksi dhe me një bukuri mahnitëse, duket se të vetmen konkurrente të denjë për momentin ka mamanë e saj, Eli Farën.

E fotografuar nga paparaci ynë pak ditë më parë, teksa ndiqte finalen e festivalit “Kënga Magjike”, Eli na ka mahnitur me format e saj trupore, të cilat ia nxirrnin më së miri në pah veshja e zezë dhe shumë e shkurtër.