Paqja e brishtë në Gaza nuk ka ndikuar shumë në organizimin e ndeshjes mes Italisë dhe Izraelit, e cila është vlerësuar nga prefekti i qytetit të Udines si një duel me rrezikshëmri të lartë.Masat e sigurisë për këtë ndeshje të vlefshme për Eliminatoret Botërori 2026 do të jetë të një mase të lartë pasi kontrollet do të nisin kati 1000 metra larg kordonit të sigurisë që do të vendoset përreth stadiumit.
Kombëtarja izraelite do të akomodohet në një hotel, i cili ende nuk është bërë me dije ndërsa do të mbërrijë në Itali jo në aeroportin më të afërt me Udinen, “Ronchi dei Legionari”. Mësohet se kombëtarja izraelite do të zbresë në aeroportin e Venecias ose atë të Sllovenisë.
Sa i përket sigurisë të ekipit izraelit mësohet se shërbimi sekret “Mossad” do të shoqërojë delegacionin edhe pse Ministria e Brendshme e Italisë bëri me dije se u kishte mohuar lejen për të hyrë në shtetin fqinj. Spektakli që do të ofrojnë shkallët e stadiumit do të jetë i “vakët” pasi prej 25.000 vendeve që janë në dispozicion për tifozët deri më tani janë shitur gati 5000 bileta.





