Ai u bë mjaft i njohur pas bashkëpunimit në Alban Skënderaj me këngën ‘Kam nevojë’, këngë e cila ka rezultuar të ketë një sukses të jashtëzakonshëm.

Por përpos këtij suksesi Granit Bajraktari, njihet i bekuar edhe për një tjetër arsye. 

Ai është bërë baba për të parën herë, partnerja e tij, Klementina Arifi, ka sjellë në jetë një vajzë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare, të cilat njoftojnë se nëna dhe fëmija gëzojnë shëndet të plotë.

Foton me vogëlushen e sapolindur dhe partneren, Elinel e ka postuar në profilin e tij bashkë me shënimin: ‘I bekuar’.