Aktorja e humorit, Eliona Pitarka, ka zgjegjur t’i vendosë bebushes së saj emrin Sansa.

Këtë detaj aktorja e ndau me ndjekësit e saj, me anë të një videoje, në “Instagram” ku mbizotëronte ngjyra rozë. Në jastëkun e bebushes shkruhet “Sansa”.

Aktorja është nënë e dy vajzave. Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale ku ndan detaje nga përditshmëria për të shuar kuriozitetin e ndjekësve të saj. Po ashtu kemi parë që rrjetet sociale, Pitarka i përdor si një urë komunikimi për problematika të ndryshme me të cilat hasen nënat duke sugjeruar këshilla të ndryshme nga përvojat e saj.