Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali gjithmonë ka qenë e kujdesshme ndaj përzgjedhjes së maskave anti-COVID. Sot ajo ka zhvilluar një takim me ministrin e jashtëm të Hungarisë Péter Szijjártó, por sytë na mbetën tek maska e saj.

Ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim zakonisht në çdo stemë apo dokument shtetëror, kësaj herë shqiponja ishte me kokë poshtë. Në takimin zyrtar, ministrja ka mbajtur një fjalë të shkurtër duke hequr maskën, dhe në fund e ka rivënë. Por pa pasur kujdes dhe për këtë arsye shqiponja ka përfunduar me kokë mbrapsht.