Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka deklaruar se nga vendimi për rritjen e pagave prek mbi 30 mijë punonjës vetëm në sistemin arsimor parauniversitar.
Ajo shtoi se vendimet për rritjen e pagave, e cila në nivelin e pagave mesatare në sektorin publik synohet të arrijë në 105 mijë lekë, është një premtim i mbajtur i Qeverisë.
“Nga kjo politikë e rritjes së pagave për vitin 2024 përfitojnë;
Punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar, të ndarë sipas nivelit dhe ciklit arsimor përkatës; Punonjësit e sistemit shëndetësor, Punonjësit e sistemit të sigurisë së vendit, Punonjësit e nivelit zbatues (specialistët në administratën publike) dhe punonjësit mbështetës”, u shpreh Spiropali.